Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaGjykata merr vendim për burrin e këngëtares Arta Bajrami: Nuk lejohet ekstradimi...

Gjykata merr vendim për burrin e këngëtares Arta Bajrami: Nuk lejohet ekstradimi në Kuvajt

Gjykata Themelore e Prishtinës nuk e ka lejuar ekstradimin e Xhemail Sekiraqës në shtetin e Kuvajtit, nga i cili kërkohej ndërkombëtarisht.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Sekiraqës, Tahir Rrecaj.

“Nuk e dimë a do të ketë ankesë nga prokuroria ose jo, nuk është leju ekstradimi për shkak se nuk plotësohen kushtet nuk kemi marrëveshje me shtetin e Kuvajtit, nuk është lejuar, është e saktë”, tha avokati Rrecaj.

Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë atje me dënim prej 10 vitesh burgim dhe gjobë prej 1 mijë dinarësh, thuhet në aktvendimin e gjykatës, të cilin e posedon Express.

Policia e Kosovës me 3 shkurt ka informuar se Sekiraqa ishte arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë më pas ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji Xhemajl Sekiraqës, i njohur në publik si burri i këngëtares Arta Bajrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments