Është shpallur sot konkursi për pranimin e zyrtarëve policorë për të shërbyer në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.
Policia e Kosovës ka sqaruar se konkursi vlen për të gjitha minoritetet: serb, boshnjak, turq, goran, romë, ashkali, egjiptian, kroat, malazez dhe maqedonas.
Sipas njoftimit, kushtet për aplikim janë si vijon: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të jetë i moshës 18-30 vjeçar; të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar); të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Kandidatët do t’u nënshtrohen gjashtë testeve.
“Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 19/04/2023 deri me datën 12/05/2023 ora 16:00”, thuhet në njoftim.
KONKURSI KËTU