Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi për heqjen e vizave, “vendim shumë i vonuar por i mirëseardhur”

Krasniqi për heqjen e vizave, “vendim shumë i vonuar por i mirëseardhur”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.

Krasniqi shkroi vendim shumë i vonuar por i mirëseardhur, “Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë”, ka shkruar ai, pëcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është mëse i merituar e i mirëseardhur. Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments