Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVonesat në projekte infrastrukturore, Haziri e akuzon Alban Hysenin dhe Qeverinë Kurti:...

Vonesat në projekte infrastrukturore, Haziri e akuzon Alban Hysenin dhe Qeverinë Kurti: Mos e ndëshkoni Gjilanin

Ish-kryetari i Gjilanit nga LDK, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryetarin aktual të Vetëvendosjes, Alban Hyseni, për moskryerjen e punëve të komunës.

Ai thotë se ka vonesa e probleme teknike në disa projekte, derisa për këtë i drejton edhe një kërkesë Qeverisë së Kosovës për “mosndëshkim” kolektivisht Gjilanin dhe Anamoravën meqë, sipas tij, nuk ka buxhetuar asgjë për autostradën.

“Përveç vonesave e problemeve teknike, ne kemi parë edhe devijim të projekteve në rrugën Gjilan-Livoç të Ulët -Kllokot, e cila nuk po ndërtohet sipas projektit të pritur. Rruga hyrëse e dalëse Gjilan-Prishtinë nuk ka filluar fare, ndërkaq ajo Gjilan-Kamenicë, ka probleme serioze. Ku mbeti vazhdimi i rrugës Gjilan – Kumanovë?!”, ka shkruar Haziri.

Për stadiumin e qytetit, Haziri thotë se kjo qeverisje lokale ia ka humbur 840 mijë euro dhe nuk ka arritur as ta vazhdojë ndërtimin e këtij projekti.

“Derisa për projektin e impiantit, që ne si qeverisje e LDK-së e kemi sjellë me mund të madh, qeverisja e VV-së e ka programuar financiarisht për vitin 2028, ndërkohë që do të duhej të përfundojë brenda 18 muajve”. /Express/

Haziri shtoi se programe të vogla, jozhvillimore, destimulative dhe pa angazhim, “Komuna që udhëhiqet nga VV po vazhdon t‘i shpenzojë ditët e mandatit të saj, duke mos krijuar ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik dhe atraktimin e investitorëve.”

Nënkryetari i LDK-së tha se Gjilani e ka një kryetar bedel, duke e akuzuar se projektet që i ka sjellë sa ka qenë në krye të komunës po i trajton si të huajat.

“Krejt këto po ndodhin për shkak se Gjilani është pa kryetar, funksionon me bedel që i kryen shërbime disa ministrave e zëvendësministrave. Më shumë se në Shtime dhe në Podujevë nuk mund të mbërrijë politikisht, duke mos pasur kurrfarë ndikimi dhe është mbyllur në një qark politik. E keqja e madhe është që z. Hyseni po i trajton projektet e Gjilanit të cilat i kemi sjellë ne, si të huajat, duke u munduar të mbijetojë në kënetë!”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments