Saturday, November 23, 2024
HomeLajmePolicia konfirmon djegien e tri veturave në Veri, jep detaje

Policia konfirmon djegien e tri veturave në Veri, jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri.

 

 

Sipas PK-së një qytetar i nacionalitetit serb nga Leshaku i Leposaviqit, ka raportuar në ora 03:10 se tri veturat e tij janë përfshirë nga zjarri.

Veturat sipas PK-së nuk ishin të regjistruara me targa të ligjshme të Kosovës.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

 

 

Për djegien e këtyre tri veturave gjatë ditës shkroi edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.Vela ka fajësuar strukturat ilegale të Serbisë, të cilat sipas tij po targetojnë qytetarët për të cilët Serbia po konsideron se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes”.“Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”.

“Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar Vela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments