Një rast tragjik ka ndodhur sot në Pejë.
Në rrugën “Mbreti Zog” në lagjën Kapeshnica, Urim Hyseni dyshohet të ketë vrarë nënën e tij, Hajrije Hysenin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe ndihmës së parë.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku vërehet se zona është rrethuar me shirita të sigurimit, dhe ndërkohë është bërë edhe tërheqja e kufomës së viktimës.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00, Policia ka marrë informacion se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka ndodhur një rast. Njësitet policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Personi i dyshuar është arrestuar nga njësitet policore” pohoi Rugova për Indeksonline.
Më poshtë pamje: