Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLimaj tregon se çfarë i tha Ibrahim Rugova për fillimin e luftës...

Limaj tregon se çfarë i tha Ibrahim Rugova për fillimin e luftës në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK-së, Fatmir Limaj, e ka rikujtuar një bisedë me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, gjatë një vizite të përbashkët në ShBA.

Limaj tregoi në “Debat Plus” të RTV Dukagjini se e ka pyetur Rugovën në vitin 1999 në Amerikë “a ke mendu që kemi me ardh në këtë pikë se mundet me ardh lufta”.

Rugova, sipas Limajt ishte përgjigjur, “Po si jo. Veprimin e parë e kemi bërë për organizimin e Ministrisë së Rendit dhe Mbrojtjes, por për një javë ditë na u burgosën njerëzit, dhe më s’kam ditë se çfarë. S’kemi pas siguri, çfarë njerëz kemi brenda”.

Limaj tha se ish-presidenti Rugova, e kishte nisur organizimin për luftë, gjatë viteve 1990, 91 dhe 92, por që kishte dështuar për shkak të arrestimit të njerëzve, të cilët punonin në kuadër të ministrisë së mbrojtjes dhe rendit në atë kohë.

“Rugova e ka nis këtë punë në 90-ën, 91 dhe 92. Por hala pa e nis i kanë shku në shërbim sekret. A e dini kur janë burgos, njerëzit e policisë, dhe ministrisë së rendit dhe mbrojtjes? Gjithë njerëzit që janë angazhu, në kuadër të ministrisë së mbrojtjes, janë arrestu brenda një jave, ma kë thënë Presidenti Rugova”, tha Limaj. /Dukagjini/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments