Friday, November 22, 2024
HomeUncategorizedKurti tha “faleminderit” dhe “hvala” në fund të deklaratave, Abazoviq “rrudhi” krahët

Kurti tha “faleminderit” dhe “hvala” në fund të deklaratave, Abazoviq “rrudhi” krahët

Pas përfundimit të deklaratave të dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe atij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq nuk pati pyetje për media.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti duke i falënderuar përfaqësuesit e medieve në dy gjuhë, nga i cili veprim u “pa” i habitur kryeministri malazez, Abazoviq i cili çoi duart lart.

Ndërkaq, nga Zyra për media e Qeverisë e Kosovës thanë për Telegrafin se mediat ishin paralajmëruar që nuk do të ketë pyetje për kryeministrat.

Sipas tyre, Kurti dhe Abazoviq kishin vetëm paraqitje mediale për deklaratat e tyre.

“Ka qenë vetëm deklarim për media, kështu ka qenë formati”, kanë thënë nga qeveria. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments