Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosova14 Prilli, nesër marshohet për Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale...

14 Prilli, nesër marshohet për Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë

Qeveria e Kosovës sot e ka shpallur zyrtarisht 14 Prillin si Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë.

Kjo u bë me kërkesën që e dorëzoi presidentja Vjosa Osmani në qeveri.

Lidhur me këtë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyren e Presidentes të Republikës së Kosovës dhe organizatat anëtare të Platformës “Bëhu Zëri Im” ,  nesër do të organizojnë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Marshi do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar deri tek Monumenti Heroinat, ku do të prezantohet instalacioni “14 Prilli.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments