Friday, September 20, 2024
HomeLajmeKosovaDaçiq kërkon që Rusia të hap kamp ushtarak në Kosovë

Daçiq kërkon që Rusia të hap kamp ushtarak në Kosovë

Kroacia ka paralajmëruar ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë. Ndaj këtij paralajmërimi ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka thënën se siguria në rajon do të rritet nëse edhe Rusia krijon një kamp ushtarak në Kosovë.

Ai komentoi raportimet se “Kroacia pretendon të hap një kamp ushtarak në Kosovë për shkak të sigurisë më të madhe” dhe shtoi se kjo nuk e rrit sigurinë, por cenon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman ka njoftuar, gjatë vizitës në Kosovë se Kroacia do ta ndërtojë një kamp ushtarak në Kosovë, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon si dhe theksoi mbështetjen e këtij shteti në dialogun Kosovë-Serbi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments