Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, e ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se e vetmja gjë u bë për dy vjet është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit.
Veliu në fjalën e tij në kuvend theksoi se Kurti erdhi në ‘në pushtet me moton “ç’kapja e shtetit” për ta kapur, sipas tij vetë më fort.
“Albin çove shumë pluhur e tym që besa shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet nga një shpëtimtar i vetproklamuar shpejt u bëre shkatërrimtar për çka ishte dëshmuar për shumë vite, deri sa u ule ku i përgjake edhe rrugët, jo me gjakun tënd por atyre që të besuan verbërisht. Derisa bëje politikën e rrugës sulmoje institucione, policinë dhe këdo që të doli përpara. kur hyre në parlament kolegët deputetë deshe t’i verbosh me gaz lotsjellës, i bëre të gjitha për të ardhur në pushtet”, tha Veliu.
“Erdhe në pushtet me moton ‘ç’kapja e shtetit’ për ta kapur vetë më fort. Kape borde e institucione e institucionesh publike me burra e gra, motra e vëllezër e baxhanakë, ministrash e deputetë, dajë e teze për të cilët në fushat thoshe se janë për dasma”, shkruan klankosova.
“Erdhe me premtime të mëdha për ta ç’kapur shtetin, shite shumë patriotizëm, nuk dua t’i prmend as të merrem me premtimet e kryemashtruesit Kurti, që me kauza të rreme kapi fronin. Për dy vjet në krye të qeverisë, e vetmja gjë që bëre shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit”.