Ambasada e Francës në Kosovë përmes një komunikate për media ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së 4 prillit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë pas së cilës synohet nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, për atë siç thotë ambasada “personat e pagjetur”
Ambasada konsideron se ky është një hap konkret drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Në këtë komunikatë kanë bërë të ditur se do të ndihmojnë me 100 mijë euro Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
“Kjo është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përfundon komunikata.
Pas arritjes së marrëveshjes ka pasur disa regime, pasi pala serbe ka pretenduar se është larguar termi “me dhunë”, derisa pala kosovare ka deklarur se s’ka ndodhur një gjë e tillë dhe se në marrëveshje shkruhet “persona të zhdukur me dhunë”.