Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeMustafa duhet t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave, Kosovës i kërkohet ta...

Mustafa duhet t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave, Kosovës i kërkohet ta marrë përsipër kompensimin

Gjykata Speciale ka urdhëruar që ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, është përgjegjës të paguajë deri në 207 mijë euro kompensim për viktimat. Me qëllim që të kompensohen viktimat, Specialja i kërkoi shtetit të Kosovës krijimin e një mekanizmi për zhdëmtim.

Gjykata Speciale thekson se fakti se Mustafës i mungojnë pjesërisht mjetet financiare nuk e lirojnë atë nga detyrimi ndaj viktimave.

“Fakti se z.Mustafës i mungojnë pjesërisht mjetet financiare nuk e lirojnë atë nga detyrimi ndaj viktimave dhe ai mbetet përgjegjës për shumën e plotë të dëmshpërblimit të caktuar. Në lidhje me këtë duke marrë parasysh gjendjen financiare të Mustafës, trupi gjykues theksoi nevojën për përfshirjen e aktorëve të tjerë për zbatimin e urdhrit për zhdëmtim. Një nga aktorët e parë mund të jetë Kosova. Ministria e Drejtësisë informoi trupin gjykues se viktimave mund t’u akordohet kompensim osë dëmshpërblim nga programi për kompensimin e viktimave të krimit i cilu u themelua në bazë të Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit”. Ky program mund të aktivizohet kur është përcaktuar që personi i shpallur fajtor nuk është në gjendje të paguajë kompensimin qoftë pjesërisht apo plotësisht…Ky ligj kohëve të fundit u zëvendësua me ligj të ri”, u tha në gjykatë.

Por, aty u përmend edhe mënyra tjetër e zbatimit të kompensimit, si krijimin e një mekanizmi të ri për zhdëmtim në Kosovë.

“Trupi Gjykues vuri re faktin se Kosova nuk ndërmori asnjë hap për nevojën për të mundësuar zhdëmtimin e viktimave…Me krijimin e një mekanizmi të tillë për zhdëmtim duhet shqyrtuar mundësia e financimit të tij përmes buxhetit të Kosovës, meqenëse edhe mbrojtja e të dyshuarve dhe të akuzuarve financohet përmes atij buxheti….Fondi duhet të mbështetet nga Kosova dhe shtetet donatorë që dëshirojnë t’u ofrojnë mbështetje viktimave”, u tha në gjykatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments