Thursday, November 28, 2024
HomeLajme“Më duhet me shku direkt në Kuvend”, Kurti s’përgjigjet kur pyetet për...

“Më duhet me shku direkt në Kuvend”, Kurti s’përgjigjet kur pyetet për gjykimin në Hagë

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media është pyetur edhe për çështjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por s’është përgjigjur.

“S’ke folur asnjëherë”, i tha gazetari pas pyetjes, por Kurti tha se është me nxitim.

“Më falni se duhet me shku direkt në Kuvend”, ishte përgjigjja e Kurtit.

Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka nisur të hënën, më 3 prill, pas më shumë se dy vjet e gjysmë prej kur ata janë arrestuar.

Në ditën e parë, ekipi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shpalosur akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen të kenë vepruar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Ndërkaq, në ditën e dytë dhe të tretë, kanë folur avokatët e të katërteve, si dhe të akuzuarit, me përjashtim të Veselit.

Seanca e ardhshme në Hagë mbahet me 11 prill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments