Gjeneral-lejtnant Serhii Naiev, Komandanti i Forcave të Përbashkëta, demonstroi se si funksionon sistemi i mbrojtjes ajrore kundërajrore Avenger.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për këtë sistem të mbrojtjes me të cilin Ukraina është furnizuar së fundmi nga SHBA.
“Sistemet anti-ajrore Avenger janë tashmë në detyrë luftarake në zonën operative veriore. Ato janë në gjendje të ndihmojnë mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër për objektet e infrastrukturës civile, njësitë e sektorit të mbrojtjes dhe janë efektive kundër raketave të lundrimit, mjeteve ajrore pa pilot, aeroplanëve dhe helikopterëve në lartësi të ulëta”.
Naiev shtoi gjithashtu se mbrojtja ajrore mund të zbulojë dhe shkatërrojë shpejt dronët kamikaze Shahed të prodhuar nga Irani.
Ai gjithashtu raportoi se operatorët e këtyre sistemeve kishin kryer trajnime speciale në Gjermani.
Një nga operatorët zbuloi se Avenger është i pajisur me raketat Stinger dhe mitralozin e kalibrit të madh Browning.
Ndryshe, në janar, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës një ndihmë ushtarake prej 2.5 miliardë dollarësh. Paketa përfshin, ndër të tjera, tetë sisteme të mbrojtjes ajrore Avenger