Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaProfesionet në të cilat fitoni më së shumti në Gjermani, tri prej...

Profesionet në të cilat fitoni më së shumti në Gjermani, tri prej tyre paguajnë mbi 80 mijë euro

Portali Kununu ka analizuar nivelin e pagave në Gjermani dhe ka arritur në përfundimin se me cilat profesione mund të fitoni më shumë.

Të dhënat janë siguruar nga punëtorët për vitet 2021 dhe 2022, gjë që ofrojnë një pasqyrë mjaft të freskët se sa para fitohen në Gjermani. Përveç kësaj, vlerësimi ka marrë parasysh vetëm të ardhurat e punëtorëve që janë të punësuar me kohë të plotë.

Pagat mesatare vjetore bruto janë të pabesueshme, veçanërisht për tri vendet e para.

Së bashku përvojën, paga zakonisht luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e karrierës. Platforma mori parasysh vetëm disa profesione për të analizuar këtë nivel të pagave:
– Punë me funksion menaxherial, për shembull, mjek kryesor; dhe
– Titujt e punës që janë mjaftë të përgjithshëm, për shembull, partner biznesi.

Dixhitalizimi dhe globalizimi kanë krijuar shumë profesione të reja me paga të larta, por disa prej tyre mund të shuhen.

Njerëzit që kanë këto profesione nuk duhet të shqetësohen për këtë, e që janë këshilltarët mjekësor, avokatët dhe pilotët.

Me një pagë mesatare vjetore prej 86,300 euro, këshilltari mjekësor zë vendin e parë. Ky profesion vepron si një kontakt midis mjekëve dhe farmacistëve dhe gjithashtu vendos një lidhje midis kompanive farmaceutike dhe spitaleve.

Shumica e njerëzve e dinë se industria farmaceutike dhe mjekësia fitojnë mjaftë para. Në fund të fundit, mjekësia është një nga punët më të paguara për profesionistët e rinj pa përvojë. E konsiderueshme është edhe paga minimale: sipas informacioneve të publikuara në Kununu ajo arrin në 62 mijë euro në vit.

Një këshilltar mjekësor në Gjermani mund të fitojë deri në 137,100 euro në vit. Punëdhënësit që ofrojnë paga të larta për këshilltarët mjekësorë janë Roche, Hexal, Boehringer Ingelheim dhe Astra Zeneca.

Në vendin e dytë janë avokatët. Me 83,200 euro në vit, kjo punë është padyshim një nga më të paguarat, ndërsa paga minimale është 37,800 euro. Avokatët më me përvojë mund të marrin deri në 146,400 euro në vit për punën e tyre.

Pagat fillestare të avokatëve në Gjermani me më pak se tre vjet përvojë pune variojnë nga 37,800 euro deri në 59,520 euro.

Me një diferencë prej vetëm 900 eurosh, profesioni i pilotit vijon në vendin e tretë. Mesatarisht, pilotët në Gjermani fitojnë 82,300 euro. Në varësi të përvojës, pilotët mund të fitojnë nga 28,500 euro deri në 159,100 euro në vit.

Megjithatë, ajo që është befasuese këtu është niveli relativisht i ulët i kënaqësisë me pagën. Kjo është 56 për qind, ndërsa për këshilltarët mjekësorë është 78 për qind dhe për avokatët 72 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments