Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deri para disa vitesh nuk e kishte njohur legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.
Para disa vitesh ku pjesëmarrës në një emision në Klan Kosova ishin Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, kjo e fundit e ngatërroi keq Vokrrin.
Osmani nuk arriti të ia qëllonte për herë të parë se kush është Vokrri, ajo mendonte se ai është kampion në boks.
“Ai kryeboksieri a është qiky, ai që ka qenë kampion…futbollisti që ka qenë shumë i njohur në të kaluarën”, thoshte Osmani kur shfaqej fotografia e Fadil Vokrrit në ekran.