Monday, November 25, 2024
HomeLajmeTakim mes Kurtit dhe Vuçiqit në prill, pritet draft-statuti për Asociacionin dhe...

Takim mes Kurtit dhe Vuçiqit në prill, pritet draft-statuti për Asociacionin dhe deklarata për Personat e Pagjetur

Kryenegociatorët në dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, njoftuan sot në Bruksel se gjatë muajit prill pritet takim të Nivelit të Lartë.

Po ashtu nga Bislimi u Petkoviq u njoftua se do të ketë edhe një “draft” rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndonëse Bislimi iu shmang këtij frazimi.

Bislimi bëri të ditur se Kurti dhe Vuçiq do të takohen gjatë muajit prill dhe se do të prezantohet drafti i parë i Ekipit Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ideja është që në atë takim të paraqitet drafti i parë. Ka pak paqartësi se si duhet të vazhdojë procedura, gjegjësisht kujt duhet t’i prezantohet fillimisht ky draft dhe në çfarë mënyre”, tha Bislimi.

Sipas tij, u diskutua që takimi në nivelin më të lartë politik të mbahet më 22 prill. Megjitjhatë ai shtoi se ajo datë nuk është e sigurt sepse ka indikacione se presidenti i Serbisë nuk mund të vijë atë ditë, kështu që janë të mundshme data alternative.

Petkoviq tha se hapi i parë drejt formimit të Asociacionit është prezantimi i draft-statutit të përgatitur nga Ekipi Menaxhues.

Ai konfirmoi se ai dhe Bislimi përcaktuan tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, e cila do të miratohet edhe zyrtarisht gjatë takimit në nivelin më të lartë politik.

Që të dy sot në Bruksel janë takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, në kuadër të vazhdimit të dialogut në nivel teknik, për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments