I dërguari i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, para takimit në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit është takuar me të dytë.
Ai në Twitter ka treguar për këto takime.
“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër, por nënshkrim nuk ka pasur.
Bashkësia ndërkombëtare po kërkon që ajo marrëveshje të implementohet.