Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeNis projekti historik, autostrada me gjashtë korsi e korridorit 8, Grubi thotë...

Nis projekti historik, autostrada me gjashtë korsi e korridorit 8, Grubi thotë se është projekt historik

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi e ka quajtur ditën e sotme si historike për shtetin e tij.

Kjo pasi që sot është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e autostradës me gjashtë korsi të korridorit 8, nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga e deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

“Në ditën e themelimit të NATOsë, po vëmë gurthemelin e korridorit të bashkimit që mundëson lidhje me autostradë prej 6 korsishë nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë.
Guxuam të ëndërrojmë dhe ja ku jemi, në prag të gurthemelit të projektit më të madh në historinë e shtetit.
Kjo ditë do të mbahet mend dhe do të kujtohet si dita kur filluan të bijnë kufinjtë dhe nisi bashkimi, rajon pa kufi në një kontinent pa kufi” shkruan Grubi në njoftim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments