Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova“Edhe Shesheli e mbështeti”, mediat gjermane shkruajnë për Presidentin proserb të Malit...

“Edhe Shesheli e mbështeti”, mediat gjermane shkruajnë për Presidentin proserb të Malit të Zi

Mediat gjermane kanë raportuar për fitoren e kandidatit proserb për President të Malit të Zi, Jakov Milatoviqin. Ndërkaq, shtypi malaezez ka transmetuar shkrimet nga gjermanishtja, për ish-ministrin e Qeverisë proserbe, që tani u bë president. Një nga mediumet ka shkruar edhe për shqetësimin që u shkaktori properëndimoret mbështetja që Milatoviq e mori nga shovinistë serbë si krimeli i luftës, Vojislav Sheshe.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa shkruan se në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi ka fituar ekonomisti Jakov Milatoviq, i cili mbështetet nga kampi proserb.

“Milatoviq është i afërt me Kishën Ortodokse Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi. Ai ishte ministër i ekonomisë në qeverinë jetëshkurtër pro-serbe nga dhjetori 2020 deri në prill 2021. Pas rënies së këtij kabineti, ai dhe të tjerët themeluan partinë e re “Evropa Tani!”, e cila mbron hyrjen e Malit të Zi në BE, por në të njëjtën kohë dëshiron lidhje të ngushta me Serbinë. Properëndimori Milo Gjukanoviq, i cili përcaktoi politikën e vendit për më shumë se tre dekada, humbet pozitën e tij të fundit në pushtet me këtë disfatë. Më shumë se dy vjet më parë, partia e tij DPS u mund në zgjedhjet parlamentare nga një koalicion i partive pro-serbe dhe reformiste.

Gjukanoviq udhëhoqi ish-republikën jugosllave drejt pavarësisë në 2006 dhe drejt NATO-s në 2017. Në të njëjtën kohë, sundimi i tij është kritikuar vazhdimisht për korrupsion dhe nepotizëm”, shkruan dpa në një tekst të përcjellë nga një numër i madh i mediave gjermane.

Frankfurter Rundschau shkruan se “në Perëndim dihet kryesisht pak për Milatoviqin, i cili iu bashkua politikës vonë. Ka punuar në Bankën Kombëtare të Malit të Zi, Deutsche Bank dhe Bankën Evropiane për Zhvillim në Bukuresht.

Kur DPS e Gjukanoviqit iu desh të hynte në opozitë për herë të parë në vitin 2020, kryeministri Zdravko Krivokapiq solli në kabinetin e tij një bankier jopartiak si Ministër i Ekonomisë. Koalicioni u lëkund në pranverën e vitit 2021.

Megjithatë, Milatoviq përjetoi një rritje të popullaritetit me reformën tatimore që ai hartoi së bashku me ministrin e atëhershëm të financave Milojko Spajiq: duke ulur kontributet e sigurimeve shoqërore, të ardhurat mesatare neto u rritën me pothuajse një të tretën. Kritikët e akuzuan atë se pasojat e nënfinancimit të sistemit të sigurimeve shoqërore duhet të përballohen përfundimisht nga shteti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments