Përveç vrasjes së tij, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe mbi 20 të tjerë, nga shpërthimi në Street Bar Cafe.
Por deri më tani, nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.
Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin) ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Sidoqoftë, shkatërrimi në kafenenë “Street Bar” në qytetin e dytë më të madh të Rusisë është 1000 milje (rreth 1600 metra) larg vijës së frontit në Ukrainë, por është e pamundur të mos vendoset në kontekstin e luftës në vazhdim, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Pas kësaj, një zyrtar kryesor rus drejtoi gishtin drejt Ukrainës, pa dhënë prova. Pretendimi u hodh poshtë nga Kievi.
Mykhailo Podolyak, një këshilltar presidencial ukrainas, fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.
“Merimangat po hanë njëra-tjetrën në një kavanoz”, shtoi ai.
Mediat ruse dhe blogerët ushtarakë thanë se Tatarsky po takohej me anëtarët e publikut dhe se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu.
Ndërkohë Interfax, një agjenci ruse e lajmeve, ka thënë se ka një të arrestuar për vdekjen e Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg.
Darya Trepova, një banore e qytetit, është akuzuar se ka marrë një mjet shpërthyes në kafene.
Por Sky News thotë se nuk e ka verifikuar këtë informacion.