Sunday, November 24, 2024
HomeTop Lajmet47 ditë në pushtet, Qeveria Kurti sot e miraton planin qeverisës

47 ditë në pushtet, Qeveria Kurti sot e miraton planin qeverisës

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot pasdite.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate që kryeministria ka nisur për media.

Në këtë njoftim thuhet se mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në ora 15:00.

Në këtë mbledhje sipas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut që e ka bërë dje në një tryezë të organizuar nga FOL, do të hidhet në votim planprogrami i Qeverisë.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është specifikuar në njoftimin e dërguar.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë. KOHA: 15:00”, thuhet në komunikatë.

Që prej formimit të qeverisë, ekzekutivi është kritikuar në vazhdimësi nga partitë opozitare për vonesë në prezantimin e programit qeverisës, derisa pjesëtarë nga shoqëria civile vlerësojnë se qeveria ka pasur mjaftueshëm kohë për hartimin e tij duke e theksuar të domosdoshme që i njëjti të reflektojë mbi nevojat e qytetarëve.

Pos mbledhjes së Qeverisë, Albin Kurti do të bëjë disa orë më parë edhe homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, thuhet tutje në komunikat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments