Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMbushen autobusët, qytetarë anëmbanë Kosovës ia mësyejnë Prishtinës për marshim

Mbushen autobusët, qytetarë anëmbanë Kosovës ia mësyejnë Prishtinës për marshim

Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Nga ora 14:00 qyetëtarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”.

Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjësmarrësve të ndryshëm.

Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalime.

Tashmë qytetarët anembanë vendit janë nisur për në Prishtinë në mënyrë të organizuar.

Pamjet mund t’i shihni më poshtë:

 

 

 

Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa para marshit, Gjykata Speciale ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Specialja ka bërë një përmbledhje të seancave paragjyqësore në rastin ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit. Siç njofton Specialja, “është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit”. Seancat gjyqësore mund të përcillen në shqip, serbisht dhe anglisht, përmes web-faqes së gjykatës me një vonesë prej 45 minutash

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments