Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaBesian Mustafa ia kthen lexuesve që e kritikuan LDK-në: Mos më besoni...

Besian Mustafa ia kthen lexuesve që e kritikuan LDK-në: Mos më besoni mua, pyetne Albinin

Ish-ministri i LDK-së, Besian Mustafa dje gjatë ditës ka reaguar për zhvillimet në Kuvend të Kosovës.

Mirëpo, deklaratat e Mustafës për rrymën në veri dhe përplasjet që janë bërë në mes të deputetëve, nuk ju kanë pëlqyer komentuesve që e kanë kritikuar të njëjtin përmes komenteve.

Mustafës në Facebook, komentuesit i kanë shkruar se LDK-së nuk janë duke iu shitur këto “propaganda”.

“Nuk po ju shiten mo këto propaganda për qata skeni me arrit ma shumë se 13% se populli nuk han bari po sheh”, ka shkruar një komentues.

Ish-ministri i ka shkruar komentuesit, se nëse nuk i besojnë atij, atëherë për vendimin lidhur me pagesën e rrymës në veri duhet ta pyesin Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

I njëjti ka vazhduar tutje, duke i pyetur komentuesit nëse LVV-ja ka vendosur që t’i paguaj 11 milion euro për rrymë në veri ose jo.

Megjithatë, komentuesit, kanë vazhduar edhe më tutje duke i thënë Besian mustafës se njejtë kishte vepruar edhe PDK-ja bashkë me LDK-në.

“Dmth edhe LVV po vepron si të tjerët që 20 vjet. Në rregull”, është përgjigjur Mustafa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments