Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19.
Ai ka nënvizuar faktin se për 40 ditë të kësaj qeverie, kanë vdekur më shumë se 400 qytetarë të Republikës së Kosovës.
“Thojshin duhet me pritë me u ba 100 ditë që me kritiku Qeverinë. Nuk po të lajnë me pritë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Thojshin duhet me pritë me u ba 100 ditë që me kritiku Qeverinë.
Nuk po të lajnë me pritë.
Qysh me pritë? Për 40 ditë të Qeverisë Kurti 2 kanë vdekur më shumë se 400 qytetarë të Republikës së Kosovës, e Albin Kurti as që interesohet për sigurimin e vaksinave.