Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeAtentati në lokalin e Fatjon Muratit/ Gazetarja: Sinjal për hakmarrje nga Ervis...

Atentati në lokalin e Fatjon Muratit/ Gazetarja: Sinjal për hakmarrje nga Ervis Martinaj

Gazetarja Etleva Delia thotë se atentati në lokalin e Fajton Muratit në zonën e “Don Boskos”, ku pati një viktimë dhe 6 të plagosur,  shihet si një sinjal për hakmarrje nga i shumëkëkuari, Ervis Martinaj.

Në një intervistë për ABC News, Delia u shpreh se policia po e heton këtë ngjarje, si një hakmarrje e mundshme ndaj Muratit, lidhur me atentatin e Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinaj.

“Fakti që ndodh një ngjarje e tillë, kuq ë prej 9 gushtit nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e Ervis Martinajt, për policinë është marrë edhe si një sinjal për një riaktivizimin të grupit të tij. Kjo nuk do të thotë që është direkt ose indirekt Ervis Martinaj, por që kjo ngjarje po hetohet si një lidhje dhe një hakmarrje me atë që ndodhi në Fushë-Krujë, kjo është e sigurt. Në një farë mënyrë, ky është një sinjal i dhënë, ndoshta jo nga vetë ai, por nga persona të afërm të tij, në një farë mënyrë po tentojnë hakmarrjen për atë që ka ndodhur”, theksoi gazetarja Etleva Delia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments