Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në krye të Kadastrës drejtuesen e re, Dallëndyshe Bici. I pranishëm ishte edhe ish-drejtuesi Artan Lame.
Rama tha se do të ngrihet në Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre, teksa shtoi se synim është që të mbyllen të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës.
Sipas kryeministrit duhet të mbyllen të gjitha sportelet dhe çdo shërbim të merret nëpërmjet telefonit.
“Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet. Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it”, tha Rama