Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeMehaj i shkruan Gërvallës, Italia e Belgjika refuzojnë t’i akreditojnë dy të...

Mehaj i shkruan Gërvallës, Italia e Belgjika refuzojnë t’i akreditojnë dy të propozuar për Atashe të Mbrojtjes

Italia dhe Belgjika nuk i kanë akredituar dy të propozuarit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për atashe ushtarakë. 

Ministri Armend Mehaj e ka njoftuar zyrtarisht ministren Donika Gërvalla se nga Italia nuk kanë pranuar akreditim për nënkolonelin Ismajl Brahimi dhe as Belgjika nuk e ka akredituar kolonelin Bekim Osmanin për Atashe të Mbrojtjes.

Janë siguruar shkresat me të cilat Mehaj e ka njoftuar Gërvallën, duke kërkuar nga ajo që t’i shfuqizojë dy vendimet për ta.

Njëra i është dërguar ministres Gërvalla më 28 shkurt, kurse e dyta më 1 mars.

“Fillimisht dëshiroj që në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, të shpreh falënderimin dhe konsideratën time të lartë për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të dy ministrive. Përmes kësaj shkrese dëshiroj të ju vë në dijeni, në lidhje me dy vendime për Atashe të Mbrojtjes, të cilët përkundër vendimeve nga MPJD për emërim, nuk kanë pranuar akreditim nga shtetet respektive. Rasti i parë ka të bëjë me Vendimin e datës 21.02.2019, Nr 102/2019 për emërimin e Nënkolonel Ismajl Brahimi-Atashe të Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali. Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me Vendimin e MPJD të datës 17.03.2021, Nr.ref: 79/2021 për emërimin e Kolonel Bekim Osmani-Atashe të Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Belgjikë.”, ka njoftuar Mehaj, përcjell Demokracia.

Sipas shkresës, në të dy rastet e lartcekura, Ministria e Mbrojtjes nuk ka pranuar njoftim për akreditim nga shtetet ku janë emëruar të shërbejnë dhe rrjedhimisht këto vendime nuk kanë krijuar efekte juridike.

“Andaj, kërkojmë nga MPJD që si autoritet kompetent që ka nxjerrë këto vendime, të njëjtat t’i shfuqizojë, duke marrë në konsideratë aspektet ligjore, diplomatike dhe faktike për këto dy raste.”, thuhet në shkresë.

Aty nuk janë dhënë arsyet pse këto dy shtete nuk kanë bërë akreditimin e dy të propozuarve për Atashe të Mbrojtjes nga institucionet e Kosovës.

Si përzgjidhet një Atashe i Mbrojtjes?

1. Ministri i Mbrojtjes emëron Bordin Përzgjedhës për kandidatë për detyrën e AM-së

2. Bordi Përzgjedhës përbëhet nga Kryesuesi i Bordit, i cili përzgjidhet nga Ministri i Mbrojtjes dhe dy anëtarë të tjerë, të cilët propozohen nga KOMFSK. Anëtarët e Bordit nuk mund të jenë me gradë më të ulët sesa kandidatët për AM.

3. DBNJ në MM shërben si sekretari e Bordit gjatë procedurave të përzgjedhjes së AM-së.

4. Bordi Përzgjedhës shqyrton të gjitha dosjet dhe aplikacionet bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë rregullore.

5. Bordi Përzgjedhës selekton kandidatët që i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në këtë rregullore (shih shtojcën nr. 2) dhe në konkurs, organizon testimin me shkrim (shih shtojcën nr. 3), dhe intervistimin e kandidatëve.

6. Bordit Përzgjedhës nxjerr listën përzgjedhëse (shih shtojcën nr. 5) dhe harton raportin rekomandues përfundimtar (shih shtojcën nr. 7), me nga një (1) kandidat për shtetin përkatës, dhe ia dërgon Ministrit dhe KOMFSK-së.

7. Ministri, pas koordinimit me KOMFSK, e dërgon propozimin e kandidatit të përzgjedhur në MPJD për emërim dhe akreditim.

8. MPJD-ja, emrin e propozuar nga MM-ja e dërgon për akreditim tek shteti përkatës. Pas pranimit të akreditimit nga shteti përkatës MPJD-ja e nxjerr vendimin për emërim të AM-së dhe PU-së. Një kopje e këtij vendimi i përcillet MM-së për njoftim.

9. Nëse për çfarëdo arsye dështon kandidati i akredituar për pranimin e detyrës i emëruar sipas paragrafit 8, Ministri i Mbrojtjes në koordinim me KOMFSK-në, ka të drejtën të propozojë direkt kandidatin tjetër sipas renditjes me numrin më të madh të pikëve të përcaktuara sipas shtojcës nr. 5.

10. Në rast të dështimit të përzgjedhjes edhe të kandidatit të dytë (sipas paragrafit 9), atëherë rishpallet konkursi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments