Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeÇfarë kuptimi ka termi për të cilin u përplasen Haxhiu me Musliun?

Çfarë kuptimi ka termi për të cilin u përplasen Haxhiu me Musliun?

Sot, në seancën e Kuvendit deputetja e PDK-së , Ganimet Musliu ka deklaruar se në Kosovë nuk ka femicid. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se që nga viti 2000 në Kosovë janë vrarë 66 gra, për faktin e vetëm se janë gra.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, UN Women, femicidi përkufizohet vrasje e qëllimshme që lidhet me gjininë.

Nxitës të këtyre vrasjeve mund të jenë rolet e stereotipizuara gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, raportet e pabarabarta të pushtetit midis grave dhe burrave apo normave të dëmshme shoqërore.

Pra, nxitës mund të jetë kur një grua nuk nënshtrohet (normat gjinore e definojnë se burrat duhet të jenë më dominant se gratë), kur vendosë vetë për jetën e saj (rapote të pabarabarta pushteti- gruaja nuk mund të thotë fjalën e fundit), etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments