Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKamioni me mallra nga Kosova prej tri ditësh mbahet “peng” në Austri

Kamioni me mallra nga Kosova prej tri ditësh mbahet “peng” në Austri

Një kamion me mallra nga Kosova është bllokuar tash e tri ditë në kufirin e Austrisë. Përkundër insistimit të vazhdueshëm, Rrahim Blakqori nga nga Poly Logistic ka thënë  se autoritet e Kosovës nuk po mundin t’iu bëjnë një zgjidhje. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës i ka thënë Televizionit se kjo barrierë vjen si shkak i mungesës së lejeve transit që Austria nuk i ka dhënë.

Një kamion me mallra nga Kosova është bllokuar tash e tre ditë në kufirin e Austrisë. Përkundër insistimit të vazhdueshëm, Rrahim Blakqori nga nga Poly Logistic ka thënë për RTV Dukagjinin se autoritet e Kosovës nuk po mundin t’iu bëjnë një zgjidhje. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës i ka thënë Televizionit se kjo barrierë vjen si shkak i mungesës së lejeve transit që Austria nuk i ka dhënë.

Të zakonshme e kanë lëvizjen Kosovë-Austri dhe anasjelltas.

Por ndryshe prej herave të tjera, Rrahim Blakqori tash e tre ditë është bllokuar në kufirin e Austrisë.

Kjo pasi që autoritetet austriake nuk po lejojnë që kamioni me mallra i kompanisë Poly Logistic të kalojë transit në shtetin e tyre.

Ndonëse e kanë lejen deri më 2024-tën, Blakqorit thotë se nga autoritetet austriake ju është thënë se Kosova nuk e ka lejen bilaterale për të kaluar transit.

Rrahim Blakqori nga Poly Logistic ka thënë se “Dokumentacioni i mallit që është bërë eksporti, gjithçka është në rregull. Këta thonë se nuk ka drejtë Kosova me kalu tranzitin dhe nuk janë valide lejet bilaterale që ua kanë jep Minsitria e Transportit. Ministria e Transportit e ka marrë prej Ambasadës së Austrisë”.

Për këtë problem, ata nuk po mund të bien në kontakt me Ambasadën e Kosovës në Austri.

“Ne i kërkonim nga ta të na dërgonin në Gjykatë. Ata thonë nuk merremi ne me këtë punë. Jemi mbet në peng, as këta nuk po i thërrasin e ambasada e Kosovës neve nuk po na lajmërohen. Veç thonë “pritni, pritni”. E është dita e tretë që jemi tu prit”, ka deklaruar Rrahim Blakqori.

E nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë për RTV se kjo është si rrjedhojë e mungesës së kontingjentit të lejeve për të operuar transit nëpër Austri.

Ministria e Infrastrukturës ka deklaruar se “Sa i përket  çështjes së ngritur nga ana juaj në lidhje me dënimin e operatorit në fjalë, sapo kemi marrë informatën në lidhje me ndalimin/dënimin e operatorit tonë rezident të mallrave POLY LOGISTIC, kemi njoftuar  Ambasadën tonë në Austri dhe Ambasadën e Austrisë në Prishtinë gjatë vitit 2022 dhe 2023 lidhur me dënimet e operatoreve tonë nga autoritetet austriake, gjithashtu  kemi adresuar me dhjetëra herë çështjen e mungesës së  kontingjentit të lejeve për të operuar transit nëpër territorin e Austrisë për operatorët tonë rezident , por ende nuk kemi pranuar përgjigje pozitive nga Ministria e linjës së Austrisë”.

Gjatë 2023-tës Austria kishte dërguar kontingjentin e lejeve bilaterale por jo edhe të lejeve transit.

“Në këtë kontekst vlen të potencohet se aktualisht  për vitin 2023 autoritetet austriake kanë dërguar kontingjentin e  lejeve bilaterale gjithsejtë 100 copë, por jo edhe kontingjentin e lejeve tranzite. Andaj kjo situatë paraqet barrierë për operimin transit nëpër territorin e Austrisë nga operatorët tonë rezident”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërsa në 2022-tën Kosova kishte kërkuar 500 leje  për operim transit por autoritetet austriake kishin dërguar 100 copë e që ishin shfrytëzuar në gjashtë mujorin e parë 2022-ës.

Në lidhje me rastin, Televizioni ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ambasadën e Kosovës në Austri por të njëjtat nuk kanë kthyer përgjigje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments