Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaJashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në...

Jashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë

Mbrojtja e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit tonë është obligim i secilit qytetarë dhe kjo kërkon unifikim i të gjithë spektrit politik dhe secilit qytetarë sepse vetëm të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë.

Ky ishte mesazhi i familjes Jashari në akademi përkujtimore të organizuar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emër të familjes Jashari të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuar Bekim Jashari, i cili tha se Epopeja e UÇK-së na kujton historinë e lavdishme popullit tonë, luftën e shumë brezave që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Shtetin që krijuam fal tyre që nuk kursyen as jetën, tani e kemi amanet që ta duam e ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat që vinë të gjejnë perspektiven dhe të ardhmen e tyre në Kosovë. Është një breng që nga paslufta ikja e të rinjve tonë nga Kosova. Është betejë që nuk guxojmë ta humbim, është amanet nga të parët tanë që kjo tokë e mbushur me gjak të frymoj shqip, që të rinjtë tanë të rriten e edukohen në vendin e baballarëve të tyre, që pavarësisht përndjekjeve që kishin nga pushteti i egër i ish-Jugosllavisë nuk e braktisen asnjëherë tokën e të parëve tyre“, tha ai.

Jashari shtoi se institucionet tona me mbështetjen e secilit nga ne ta ndalin ikjen e të rinjve përmes punësimit.

“Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim assesi sot në tavolinë, andaj mbrojtja e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetësisë sonë, është obligim i secilit nga ne. Kjo kërkon unifikim të gjithë spektrit politik dhe secilit nga ne sepse vetëm të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë, ashtu siç e fituam dje”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments