Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeOsmani takon Quint-in: S’duhet të preken sovraniteti, territori dhe kushtetutshmëria e Kosovës

Osmani takon Quint-in: S’duhet të preken sovraniteti, territori dhe kushtetutshmëria e Kosovës

Presidentja e së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë. Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë, hapat e mëtutjeshëm, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të  institucioneve të Republikës me aleatë.

“Tutje, Presidentja Osmani potencoi se dakordimi rreth aneksit për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thuhet ne njoftim.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive karshi dialogut me Serbinë, dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për një proces i cili kontribuon në paqe, siguri dhe prosperitet të qëndrueshëm në vend e rajon.

Ambasadorwt qw ka pritur Presidentja Osmani janw ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, Zëvendës Shefi i Misionit të Shteteve të Bashkuara, Alyson Grunder, si dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments