Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me tenstione, pasi opozita ka lëshuar seancën.
Përplasje kishte mes deputetëve të PDK-së, bashkëpartiakut të Gërvallës, Faton Pecit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
E gjithë kjo situatë ishte shkaktuar pas një debati të ashpër mes Abelard Tahirit të PDK-së me ministren Gërvalla, ku edhe u kërkua shkarkimi i kësaj të fundit
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”.
Bashkë me Kastratin në fjalosje kanë marrë pjesë edhe deputeti Memli Krasniqi dhe Hajdar Beqa.
Madje në një moment Kastrati shihet duke u konfrontuar edhe me deputetin e Vetëvendosjes, Salih Zyba.
Më poshtë gjeni videon: