Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti takohet me Abazoviqin, vazhdojnë diskutimet për rrugët Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë

Kurti takohet me Abazoviqin, vazhdojnë diskutimet për rrugët Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Shkup me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ku ndër të tjera është diskutuar për projektet infrastrukturore në mes të dy vendeve.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kjo është komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Abazoviq

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments