Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka quajtur praktikantë deputetët e opozitës pas miratimit të propozimit që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’u paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës
Derisa ka folur për faljen e 11 milionë eurove për rrymën e serbëve të veriut, ai ka thënë se këta deputetë janë popullsitë të shndërruar në konformistë.
Shkrimi i tij i plotë:
Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje çka bëjnë. “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi.
Ah mos ta harrojmë “pse me pague rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit”!
Popullistë të shndërruar në konformistë.