Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVitia: Varianti britanik i COVID-19 është dominues në Kosovë

Vitia: Varianti britanik i COVID-19 është dominues në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se varianti britanik i COVID-19, është dominues në Kosovë.

Ai ka thënë se testimi për variantin britanik është bërë në fund të marsit, ndërsa raportin për të e kanë marrë nga IKSHPK më 3 prill.

Sipas tij, nga  147 mostra të marra, 97.28 për qind të tyre kanë rezultuar pozitiv me variant britanik.

“Kjo na konfirmon që në Kosovë varianti britanik është dominant me mbi 95 për qind. Ky ka qenë alarmi kryesor te ne sepse ky variant përveç që shpërndahet më shpejtë, është më agresivë dhe prek edhe moshat e reja. Kjo ka qenë një nga bazat e vendimeve që kemi marrë sepse tani nuk janë të rrezikuara vetëm moshat e shtyera”, ka thënë ai.

Vitia ka folur edhe për vaksinat Anti-COVID, me ç’rast ka thënë se janë duke u angazhuar për sigurimin e vaksinave Anti-COVID.

Ai ka thënë se negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave është dashur të bëhet mëherët, megjithatë së shpejti mund të kemi lajme të mira në raport me furnizimin.

“24 mijë doza që kanë ardhur muajin e kaluar kanë qenë doza nga COVAX dhe janë donacion dhe presim edhe kontigjentin tjetër e 7 mijë dozave siç na është konfirmuar nga ky mekanizëm. Qeveria ka ndarë mjaftueshëm buxhet për blerjen e vaksinave, por duhet të negociohet me kompanitë prodhuese të cilat kanë disa kritere, duke filluar nga ajo që është dashur të kontaktohen shumë mëherët. Së shpejti mund të kemi lajme të mira në raport me disa nga këto kompani që do të na mundësojnë të blejmë vaksinat”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments