Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaEdhe një shtet evropian konfirmon raste të variantit indian të koronavirusit

Edhe një shtet evropian konfirmon raste të variantit indian të koronavirusit

Departamenti i Shëndetësisë i Irlandës Veriore është njoftuar nga Agjencia e Shëndetit Publik për shtatë raste të konfirmuara të variantit indian të koronavirusit, të njohur si B.1.617.2.

Departamenti i Shëndetësisë është duke punuar ngushtë me Agjencinë e Shëndetit Publik dhe Laboratorin Rajonal të Virologjisë në lidhje me hetimin dhe vlerësimin e këtyre rasteve,.

“Ky lajm nuk është tërësisht i papritur dhe janë vendosur planet për një zhvillim të tillë. Përderisa masat parandaluese janë shumë të rëndësishme, vlerësimi është se ato do ta vonojnë e nuk do ta parandalojnë përgjithmonë përhapjen e varianteve që tashmë janë shënuar në pjesët tjera të këtyre ishujve”, deklaroi zyrtari më i lartë mjekësor, Michael McBride.

“Konfirmimi i këtyre rasteve nuk nënkupton që ky variant do të jetë mbizotëruar në Irlandën Veriore. Megjithatë, kjo e vë në pah rëndësinë e asaj që kujdesi ende është jetik në lidhje me Covid-19”, shtoi ai.

Besohet se varianti indian është shkaktar i rritjes së madhe të numrit të rasteve dhe viktimave ditëve të fundit në Indi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments