Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaBesim Muzaqi reagon pas përplasjes me Hajdar Beqën në Kuvend: Mos u...

Besim Muzaqi reagon pas përplasjes me Hajdar Beqën në Kuvend: Mos u turrni me yrysh sepse nuk ua kemi frikën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi pas përplasjes që pati me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se PDK-ja në mungesë argumenti po ofendon secilin.

Përmes një postimi në Facebook, Muzaqi ka thënë se opozita është pa kauzë e pa ide.

“Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ndër të tjera Muzaqi.

Ai po ashtu tha se Gjykatën Speciale e kanë vendosur mbi sistemin e drejtësisë, pikërisht ata që tash po vajtojnë me lot krokodili.

“E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë  pikërisht ju”, shkruan Muzaqi.

Ndryshe, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili u dëgjua duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, ‘krytë ta thej’ ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Lajmi.net ka kontaktuar me Beqën, i cili ka thënë se ministrat dhe deputetët e Vetëvendosjes kanë fyer dhe janë munduar t’i sulmojnë deputetët e PDK-së.

“Realisht ka filluar fillimisht me Ministren e Jashtme, Donika Schwarz, e cila jo vetëm që ka bërë fyerje ndaj Partisë Demokratike, por ka bërë fyerje ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës, ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftës çlirimtare, martirëve, dëshmorëve, heronjve dhe viktimave të luftës. Ne si grup parlamentar morëm vendim për ta lëshuar seancën deri në kërkim falje nga ministrja Schwarz për deklaratat që i ka dhënë që nga viti 2015 ku kronologjikisht ka thënë se mezi po pres të formohet Gjykata Speciale për ta pajisur me dëshmi kundër të ashtuquajturës ‘organizatë terroriste e UÇK-së’ siç e quante ajo”, ka thënë Beqa.

Tutje ai ka thënë se deklarata të tilla të Ministres së Jashtme nuk mund të pranohen nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Ne nuk mund ta lejojmë në shekullin 21, që një përfaqësues i Republikës së Kosovës të bëjë deklarata të tilla dhe t’iu qëndrojë mbrapa edhe nëse i ka bërë kur ka qenë person privat apo publik. Si shenjë pakënaqësie e lëshuam sallën kur gjatë rrugës ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje filluan me fyerje dhe me tentim-sulmi ndaj deputetëve të PDK-së, një gjë e tillë më ndodhi edhe mu nga deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, që fillimisht mendova se është punëtor i sigurimit të Kuvendit, pastaj e kuptova se është deputet. Unë në jetën time nuk e sulmoj askënd fizikisht, por as nuk e lejoj që të më sulmoj dikush fizikisht”, ka thënë Beqa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments