Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeNga deklarimi i rremë i pasurisë te pastrimi i parave, akuzat që...

Nga deklarimi i rremë i pasurisë te pastrimi i parave, akuzat që rëndojnë ndaj Alda Klosit

Policia e Tiranës ka dhënë sqarime rreth arrestimit të ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Zyrtarisht sipas Policisë së Tiranës Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments