Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeStefanoviq: T’i vendosim sanksione Rusisë, që të mos e njohim pavarësinë e...

Stefanoviq: T’i vendosim sanksione Rusisë, që të mos e njohim pavarësinë e Kosovës

Borko Stefanoviq, deputet i Partisë opozitare pro-evropiane për Liri dhe Drejtësi (SSP), tha se pozicioni i Serbisë do të ishte më i mirë nëse do të kishte vendosur sanksione kundër Rusisë me kohë.

“Serbia qëndron e vetme, e izoluar, larg nga kontinenti dhe e ardhmja e saj dhe kjo është turp,” tha ai.

Ai tha se Serbia duhet sa më shpejt të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të vazhdojë negociatat.

Ai po ashtu tha se Kuvendi duhet të përfshihet në krijimin e kornizës së negociatave dhe përcaktimin e vijave të kuqe për Kosovën.

“Dhe ne kërkojmë që të mos njihet pavarësia e Kosovës dhe as të mundësohet anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Stefanoviq.

Stefanoviq ishte kryenegociator i Beogradit për dialogun me Kosovën gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në Serbi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments