Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeVuçiq: Kam qenë krenar që kam qenë nën sanksione në vitin 1999

Vuçiq: Kam qenë krenar që kam qenë nën sanksione në vitin 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur deklaratës së një deputeti opozitar se Vuçiqi është shantazhuar, jo Serbia”.

“Për të shantazhuar dikë, fillimisht duhet të keni diçka me çka do të shantazhoni. Unë nuk kam asgjë për të humbur dhe nuk më intereson… Unë njoh politikanë që janë nën sanksionet e SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe takohem me ta rregullisht (duke aluduar në Radoiçiqin, Veselinoviqin dhe Dodikun). Edhe çka?, Epo unë kam qenë krenar për sanksionet që më janë vendosur në vitin 1999. Unë isha fajtor pasi e mbroja vendin tim dhe sulmoja agresorin. Po thonë ta publikojmë këtë se është një informacion i vështirë për Vuçiqin. Hajde, ju lutem publikojeni këtë edhe një herë që kam qenë nën sanksionet e tyre, jam i lumtur që kam qenë kundër atyre që bënë agresion ndaj vendin tim. Mendoni se isha i mërzitur apo i zemër për këtë? Për çka, që ata më kanë ndaluar të udhëtoj diku?”, ka treguar haptas Vuçiqi se është krenar që ka qenë shërbëtor besnik i kriminelit Millosheviq dhe politikës së tij të gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments