Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaDeputeti shqiptar në Kuvendin serb deklarohet për rrëmujën që ndodhi gjatë seancës...

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb deklarohet për rrëmujën që ndodhi gjatë seancës së sotme

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka komentuar seancën e sotme në parlamentin serb.

Ai është shprehur se ka pasur mungesë elementare të sensit për realitetin në Kosovë.

“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”, ka shkruar Kamberi.

Në seancën e Kuvendit të Serbisë ku po diskutohej për rrjedhën e dialogut dhe propozimin franko-gjerman, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka tejkaluar në përplasje verbale dhe fizike.

Opozita e ka pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me parulla si “E ke dorëzuar Kosovën”, “jo ultimatum, jo kapitullim”, derisa ai po fliste për Kosovën.

Në këto parulla ishte edhe një fotografi e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, me mbishkrimin “Do të përgjigjesh”, si dhe “Vuçiq e tradhtove Kosovën”.

Në nisje të debatit, Vuçiq ka thënë se qëllimi “i ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te populli”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments