Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeApeli i Speciales ua ul dënimin Gucatit e Haradinajt, do të vuajnë...

Apeli i Speciales ua ul dënimin Gucatit e Haradinajt, do të vuajnë nga tre muaj më pak burgim

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Gazeta Express.

Kryetarja e trupit gjykues të Apelit tha se ndaj Gucatit e Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej nga 100 euro. Gjithashtu, atyre do t’u llogaritet në dënim edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë, pasi u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së u gjetën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020.

Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments