Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaIronizon Tahiri: Më lejoni t’ia uroj rritjen e pagës kryeministrit dhe kabinetit...

Ironizon Tahiri: Më lejoni t’ia uroj rritjen e pagës kryeministrit dhe kabinetit qeveritar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka ironizuar pasi me vlerën e re të koeficientit për paga, parashihet rritje e pagës për kryeministrin Kurti dhe ministrat e kabinetit.

Tahiri në foltoren e Kuvendit e ka uruar kabinetin për këtë rritje.

“Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni që në emër të juajin t’ia urojmë kryeministrit dhe kabinetit qeveritar ngritjen e pagës”, ka thënë Tahiri.

“Është hera e parë që kryeministri me ligj e ngrit pagën që prej përcaktimit të pagës së parë të kryeministrit Bajram Rexhepi”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa e ka quajtur të papranueshme uljen e pagës për disa kategori.

“Zbritja e pagës së profesorit i cili përgatit gjeneratat e reja, zbritja e pagës së gjyqtarit i cili dënon njerëz kriminelë deri edhe me burgim të përjetshëm, zbritja e pagës së prokurorit e hetuesit që hetojë e ndjekin krimin, janë të papranueshme”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe me pagat e reja kryeministri dhe ministrat do t’i marrin mbi 400 euro më shumë se me pagën aktuale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments