Ligji për Pagat në Sektorin Publik do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurKështu ka deklaruar zëvendësministri Bardhyl Dobra, në konferencën e përbashkët me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.
“Ligji do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt”, tha Dobra.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.
“Pas këtij procesi shumë kompleks e voluminoz, është mbërritur të vlera e koeficientit për vitiin 2023 dhe ai është 105, ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ai do të jetë 110 euro”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës./