Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKëto janë pagat që do të marrin këtë vit të gjithë pjesëtarët...

Këto janë pagat që do të marrin këtë vit të gjithë pjesëtarët e FSK-së

 

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt. Ai tha se kjo vlerë e koeficientit do të ndryshojë në vitin 2024, dhe do të jetë 110 euro.

Sipas Kurtit, çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë.

IndeksOnline ka bërë një përllogaritje të pagave bazë, pa shtesa që do të marrin të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë institucion paga do të varion prej 1.575 euro sa e ka komandanti i përgjithshëm deri në 210 e rekrutit.

Më poshtë gjeni pagat për të gjithë pjesëtarët e FSK-së:

Komandanti i FSK-së 15 (1,575 euro)
Gjenerallejtnant 14.5 (1,522 euro)
Gjeneralmajor 14 (1,470 euro)
Gjeneral brigade 13 (1,365 euro)
Kolonel 12 (1,260 euro)
Nënkolonel 11 (1,155 euro)
Major 10 (1,050 euro)
Kapiten, rreshter major, rreshter major i komandës ose rreshter major i FSK-së 9 (945 euro)
Toger (rreshter i parë ose rreshter master) 8.2 (861 euro)
Nëntoger dhe rreshter i klasit të parë 7.4 (777 euro)
Rreshter shtabor 7 (735 euro)
Rreshter 6.6 (693 euro)
Tetar/specialist 6.1 (640 euro)
Ushtar i klasit të parë 5.8 (609 euro)
Ushtar 5.6 (588 euro)
Rekrut/kadet i FSK-së 2 (210 euro)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments