Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaZëdhënësi i PDK’së: Kurti e kishte prioritet ta merrte vet vaksinën, bizneset...

Zëdhënësi i PDK’së: Kurti e kishte prioritet ta merrte vet vaksinën, bizneset po shkojnë drejt falimentimit

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi ka thënë se sektori privat e gastronomia kanë pësuar humbje prej miliona eurosh.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pasur si prioritet marrjen e vaksinës dhe blerjen e votës nga deputetët e opozitës për t’ia siguruar Vjosa Osmanit ulësen e Presidentit.

Sipas tij, Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë ofruar plan konkret se si të qeverisin vendin

Postimi i plotë:

Sektori privat, e sidomos gastronomia kanë pësuar humbje prej miliona eurosh. Mijëra qytetarë nuk do te kompenzohen për këto ditë të humbura pune dhe as nuk do ta paguhen nga kompanitë e tyre. Bizneset që po shkojnë drejt falimentimit, vetëm sa po shtohen.

Për ironi, kjo është fatura që qytetari i këtij vendi po e paguan sepse Albin Kurti i ka pasur vetëm dy prioritete për veten e tij. Marrjen e vaksinës dhe kontrabandimin/blerjën e votës nga deputetët e opozitës për t’ia siguruar Vjosa Osmanit ulësen e Presidentës

Me shqetësuese akoma, edhe pas një muaji të marrjes së detyrës, Albin Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë ofruar ndonjë plan konkret se si do të qeverisin me vendin. Ndërkohë që, të izoluar, të lodhur psiqikisht dhe ekonomikisht, qytetarët e këtij vendi po presin ndihmën e shtetit, e cila fatkeqësisht mungon në çdo aspekt, e me gjasë nuk do të vijë fare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments