Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në “Anfield Road”, derisa dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një formë të dobët në këtë sezon.

Për këtë ndeshje, The Reds nuk mund të llogarisin në Arthur Melon, Luiz Diaz, Diogo Jotan dhe Virgil Van Dijk, që janë të lënduar, gjersa në dyshime mbesin Roberto Firmino dhe Konstatinos Tsimikas.

Standings provided by Sofascore

 

Në anën tjetër, The Blues kanë më shumë mungesa si, Deni Zakaria, Reece James, Wesley Fofana, N’Golo Kante, Armando Broja, Ruben Loftus-Cheek, Ben Chilwell, Raheem Sterling, Edouard Mendy dhe Christian Pulisic, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Joa Felix ka karton të kuq.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Milner, Gomez, Konate, Robertson, Keita Bajcetic, Thiago, Salah, Gakpo, Elliott.

 

Chelsea: Arrizabalaga, Chalobah, Cucurella, Thiago Silva, Badiashile, Gallagher, Hall, Ziyech, Mount, Jorginho(c), Havertz.