Një komb i tërë janë ngritur në këmbë për ta pritur Cristiano Ronaldon dhe tani shumica e tyre shihen duke luajtur futboll, kudo në rrugë dhe vende të ndryshme
Shifrat rreth transferimit të Cristiano Ronaldos në Al-Nassr do të bënin gjithkënd që ta rrotullonte kokën, me një kontratë ku ai përfiton 200 milionë euro në një skuadër që nuk është më e suksesshmja as në krahinën e Riyadhit.
Megjithatë, në anën tjetër të kompleksit të skuadrës së re të CR7, e ndarë nga një muri i vogël që ka mbetje të një gardhi metalik, janë fushat e pista, një top dhe luhet një ndeshje.
Eksitomi për arritjen e Ronaldos për momentin është prezent në çdo goditje të topit dhe çdo festë e fëmijëve dhe të rinjve që luajnë rreth kompleksit sportiv të Al-Nassr. Tifozët e Al-Hilal do të ju rikujtojnë juve se kush është skuadra më e suksesshme në Riyadh dhe Arabi Saudite, me katër Liga të Kampionëve, por Al-Nassr, të cilët nuk kanë të fituar asnjë trofe të ligës, janë ata që po bëjnë një Arabi të ëndërrojë.
Gazeta e njohur spanjolle Marca shikoi një ndeshje në fushën me dhe afër kompleksit sportiv dhe bisedoj me të rinjtë dhe disa lojtar të vjetër.
“Kam qenë një tifozë i Al-Hilal prej fëmijë, por futbollisti i preferuar i imi është Cristiano”, thotë Farid (28), i cili shënoi një gol dhe festoi sikurse futbollisti yll i skuadrës kundërshtare duke thënë: Siuuu.
“Mendoj që arritja e Cristiano Ronaldos është e mirë për tërë vendin dhe po ashtu i tregon Azinë botës”.
Afër golit shtrihet një grumbull atlete dhe sandale.
“Është më mirë që të luash zbathur, kështu nuk do të rrëshqisni”, thotë Muhammad Eabdu (16), i cili me mjeshtëri kërkoi mikrofonin e Marca për shkak se ai “do të dëshironte të ishte gazetar”.
Ai prezantoi bashkëlojtarët e tij, rrëfeu për ndeshjes dhe transmetoi pasionin e tij të asaj çfarë është duke ndodhur në futbollin arab pas arritjes së Ronaldos.
“Të gjithë në Europë dhe Amerikë po flasin për Al-Nassr dhe ligën e Arabisë Saudite pasi që transferuam Cristianon”, rrëfeu Muhammad me pasion. “Kjo është një mundësi e mirë që bota të na njeh më mirë”.
Për ironi, tifozi i ri e tha këtë derisa kishte të veshur një fanellë të Argjentinës.
“Më pëlqen shumë Messi, për shkak se më pëlqen La Liga. I njoh të gjitha skuadrat dhe i përcjelli nga këtu. Dëshirojë që të kishte futbollist të vendit tim në Spanjë”.
Ndeshja shpejt kthehet në një “sesion stërvitor” me goditje këndi dhe finalizime. Një “kros dhe shënim” është sfida që zgjidhet.
Futbollistët nuk mund të ishin më të mirë, ata nuk hezitojnë të flasin për media, ata bëjnë përpjekje që gjiha mos të jetë një barrier, ata dëshirojnë që bota t’ju afrohet atyre sikurse bëri Ronaldo.